Aktualitet

“I kisha miq vëllezërit Haxhia”, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Altin Ndocin

19 Gusht 2020, 11:22 Nga DOSJA
“I kisha miq vëllezërit Haxhia”, kërkoi ndryshimin e

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Altin Ndocin, një prej autorëve të vrasjes së vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Ndoci kishte bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, me pretendimin se viktimat i kishte miq.

Ndërkohë një muaj më parë, Prokuroria e Durrësit, shpalli moskompetencë për dosjen, duke e deleguar në GJKKO, pasi kishte ngritur më parë akuzën për grup të strukturuar kriminal. GJKKO ndërkohë vendosi “Arrest me burg” për Klevis Allën, Altin Ndocin dhe Talo Çelën.

Ndoci ka mohuar përfshirjen në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia në Durrës, por dëshmia e tij, bie në kundërshtim me atë të të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla. Ky i fundit gjithashtu u ka treguar hetuesve vendin ku autorët fshehën armët dhe makinën pas krimit.

Alla gjithashtu ka përmendur para hetuesve emrin e Talo Çelës, i cili është ende në kërkim për grabitjen e parave në Rinas. I riu ka rrëfyer se Çela kishte pasur një konflikt me viktimat. Ai u kishte dorëzuar vëllezërve Haxhia një pjesë të parave të grabitura në Rinas, për t’i ruajtur. Mirëpo kur kishte shkuar për t’i marrë, vëllezërit i kishin thënë se servisi i tyre kishte rënë pre e grabitjes dhe nuk i kishin më paratë. Ndërkohë në kërkim për vrasjen e vëllezërve është edhe Nuredin Dumani.

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan në Durrës më 27 prill. Teksa po lëvizinin me makinë në zonën pranë Universitetit, ata u qëlluan me breshëri plumbash nga një makinë, duke përfunduar të vdekur.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll