Sport

Dybala frikëson Juventusin, argjentinasi kërkon pagë “faraonike”

18 Gusht 2020, 09:42 Nga DOSJA
Dybala frikëson Juventusin, argjentinasi kërkon pagë

TORINO-E provuan vitin e kaluar por, në fund, ofertat nuk kanë kënaqur drejtuesit bardhezinj. Dybala qendroi tek Juventus dhe ishte mirë për të gjithë. Tani, pas një sezoni më shumë se të mirë, argjentinasi kërkon një kontratë në lartësinë e të mëdhenjve të Europës. Juventus kërkon të rinovojë kontratën me sulmuesin argjentinas,por Corriere dello Sport zbulon se bisedimet kanë ngecur për shkak të kërkesës së lartë.

20 milion euro në sezon kërkon Dybala nga Juventusi, një shifër shumë e lartë në kushtet kur një pjesë e mirë e klubeve kanë probleme financiare. Kjo ka zmbrapsur për momentin bardhezinjtë.Drejtuesit nuk kanë ndërmend të bëjnë një sforco të tillë financiare, pasi 30 milionë që përfiton Ronaldo është rëndon në arkat e klubit.

Real Madrid dhe Tottenham janë lakuar si opsione dhe bardhezinjtë duan më shumë se 100 milion euro në rast se vendosin ta shesin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll

Sport 17 Gusht 2020, 08:53

TIRANË-Tefik Osmani i ka dhënë fund me futbollin e luajtur në moshën 35-vjeçare teksa nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka falenderuar të gji...