Përplasi për vdekje 10-vjeçarin Samuel Ndoji, gjykata lë në burg shoferin e ambulancës, Golemi: Fëmija më preu rrugën,
GJIROKASTËR-Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Admir Golemin. Ky i fundit është shoferi i ambulancës që përplasi për vdekje 10-vjeçarin Samuel Ndoji, në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës.
Gjatë seancës gjyqësore, Golemi deklaroi se po ecte me shpejtësi prej 75km/orë, pasi po çonte në spital në një sëmurë. Ai nënvizoi se fëmija i preu rrugën.
“Po nxitoja për të çuar në spital të sëmurin, fëmija më preu rrugën. Më doli furishëm nga krahu i majtë i rrugës. Isha duke ecur me 75 km/orë”, ka thënë ai para togave të zeza.
Ndërkohë, avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj u shpreh se klienti i tij ka qenë brenda normës së shpejtësisë së lejuar dhe se për këtë fakt ai veçse ka zbatuar rregullat e vendosura. Ndonëse deklarimet e të pandehurit u dëgjuan, gjyqtarja Blerta Çibuku vendosi për ta lënë në qeli shoferin.
Më 15 gusht, 10-vjeçari Samuel Ndoj u përplas për vdekje nga një autoambulancë në aksin Kakavijë-Gjirokastër, teksa priste në radhë për të kaluar kufirin. Pas përplasjes i mituri ndërriu jetë në vend. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se fëmija ishte anës rrugës dhe po qëndronte nën një pemë. Po kështu, ata deklaruan se ambulanca ishte bosh. Kjo ngjarje u shoqërua me dedikime prekëse në rrjetet sociale, dhe një prej tyre ishte vetë mësuesja e të voglit nga Lezha, e cila shkruante se mërgimtarit iu pre ëndrra në mes. Ndërsa, kryeministri Edi Rama i ka dhënë 500 mijë lekë të reja ndihmë familjes së 10-vjeçarit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Dasmë në kohë Covid-i, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i restorantit në Dibër
DIBËR- Policia e Dibrës ka gjobitur me 10 mln lekë pronarin e një lokali, personin me iniciale K.L. Mësohet se ai është gjobitur pasi organizonte dasma në ...
Rikthimi i emigrantëve në Greqi, PAA thirrje Ramës: Rrit testimet dhe shkurto kohën e kostot, rrezikon kthimin e radhëve to
TIRANË – Partia Agrare Ambjentaliste nëpërmjet ish-ministrit Arben Malaj, i ka bërë thirrje qeverisë, për të rritur testimet, për të ulur kostot e ty...
Mori pjesë në ekzekutimin e shokut të ngushtë, kush është vëllai problematik i Sebastian Smakajt, 5 vite më parë bëri
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i ish-futbollistit të Vllaznisë në Shkodër, Gledis Kraja. Dosja.al mëson se viktima Gledis Kraja ka pasur ...
Humb betejën me COVID-19 ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku
TIRANË-Humb betejën nga COVID-19 ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku. Mësohet se prej një muaji Sanxhaku po kurohej në Turqi, por nuk mundi...
“Nuk më le kurrë në errësirë, isha më i fortë se më ndihmoje në luftë”/ Humb betejën me COVID-19 vëllai i Ylli N
TIRANË- Ndahet nga jeta vëllai i Ylli Ndroqit, Lulzim Pasmaçiu. Mësohet se vëllai i presidentit të “Yldon Media Group”, nuk mundi të fitonte dot be...
Organizonin dasma/ Policia gjobit me 10 mln lekë pronarin në Durrës, mbyllet edhe lokali në Krujë
DURRËS– Policia ka gjobitur pronarin e një lokali në Durrës, pasi vijonte organizimin e dasmave në kundërshtim me aktin normativ. Mësohet se shtetasi S.T. ...
Grabitën 4 klandestinë dhe plagosën me thikë një prej tyre, arrestohen 2 autorët në Korçë
KORÇË- Policia e Korcës ka arrestuar 2 persona, R. M., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç, pasi grabitën dhe dhunuan 4 emigrantë nga vendet e ...
Kampioni i Taekwondo-s vrau Gledis Krajën para lokalit të tij në Shkodër, qëlloi me 14 plumba në drejtim të të riut
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-futbollostit Gledis Kraja në qytetin e Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur ...
ME FOTO/ Ky është Sebastian Smakaj, vëllai i Stjuartit që vrau Gledis Krajën, i shpallur në kërkim se fshehu autorin
SHKODËR– Ky që shikoni në foto është Sebastian Smakaj, vëllai i autorit të vrasjes së Gledis Markajt në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. 29-vje&cc...