Aktualitet

ME FOTO/ Ky është Sebastian Smakaj, vëllai i Stjuartit që vrau Gledis Krajën, i shpallur në kërkim se fshehu autorin

18 Gusht 2020, 06:18 Nga DOSJA
ME FOTO/ Ky është Sebastian Smakaj, vëllai i Stjuartit që

SHKODËR– Ky që shikoni në foto është Sebastian Smakaj, vëllai i autorit të vrasjes së Gledis Markajt në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. 29-vjeçari, akuzohet se ka fshehur të vëllanë pas krimit të rëndë, që tronditi Shkodrën një natë më parë.

Sebastian Smakaj është kampion kombëtar në Taekwondo për peshën 80 kilogramë.

Ai, bashkë me të vëllanë, Stjuart Smakaj ishin miq me viktimën.

Si ndodhi vrasja?

Dy vëllezërit Smakaj, Sebastian dhe Stjuart po merrnin mobiljet që kishin porositur për shtëpinë e tyre në një mobileri në Shkodër. Kamioni me mobileritë ka mbërritur poshtë pallatit, në lagjen ‘Daniel Matlija’, ku dhe banonte familja Smakaj. Në këtë moment, Stjuart Smakaj, që tashmë është vënë në pranga, ka nisur të debatojë me shoferin e kamionit, pasi kishte bllokuar rrugën.

Pas debateve të forta, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe pronari i mobilerisë ku kishte bërë porosinë familja Smakaj, për të qetësuar situatën. Por me mbërritjen e Denis Halilit, ‘gjakrat’ janë nxehur. Më pas, Stjuart Smakaj ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik të modifikuar  dhe ka qëlluar nga kati i dytë i pallatit në drejtim të Halilit. Smakaj ka zbrazur plot 18 plumba në drejtim të pronarit të mobilerisë, por një prej tyre ka përfunduar në shpatullën e shokut të tij, Gledis Kraja. Ky i fundit ishte pasagjer në automjetin tip “Ford”, që i përkiste kompanisë ku punonte edhe vetë viktima. Kraja ishte punësuar aty pasi kishte hequr dorë nga futbolli. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Stjuarti tashmë është vënë në pranga, ndërsa për përkrahjen dhe fshehjen e tij, janë shpallur në kërkim Sebastian Smakaj dhe babai i dy vëllezërve. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja sebastian smakaj vrasje ne shkoder ekzekutohet gledis kraja sebastian smakaj vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:57

SHKODËR– Stjuart Smakaj, 23 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka vrarë mikun e tij të ngushtë, Gledis Krajën. Polici...

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:36

SHQIPËRI-Lumi i Shalës është një ndër vendet turistike, që preferohet shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe turistët e huaj. Vitin e fundit ky vend është ...