Aktualitet

Mori pjesë në ekzekutimin e shokut të ngushtë, kush është vëllai problematik i Sebastian Smakajt, 5 vite më parë bëri

18 Gusht 2020, 08:07 Nga DOSJA
Mori pjesë në ekzekutimin e shokut të ngushtë, kush

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i ish-futbollistit të Vllaznisë në Shkodër, Gledis Kraja. Dosja.al mëson se viktima Gledis Kraja ka pasur më shumë miqësi me 23-vjeçarin Stjuart Smakaj, vëllain e ekzekutorit, Sebastian Smakaj. Ndërkohë, mësohet se pak orë para se të ndodhte krimi, vëllezërit Smakaj dhe Kraja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por kush është Stjuart Smakaj?

Ndryshe nga i vëllai Sebastiani, Stjuart Smakaj është person me precedent penal. Mësohet se 23-vjeçari është një nga 4 të arrestuarit e një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2015 në Shkodër, ku të rinjtë kanë rënë në prangat e policisë për dhunim të forcave të rendit. Ata sulmuan punonjësit e policisë me levë hekuri dhe sende të tjera metalike dhe për pasojë u plagosën 3 efektivë. Ngjarja ndodhi në në lagjen Perash, në të njëjtën lagje ku ndodhi mbrëmë krimi i rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Gledis Kraja u ekzekutua me 14 plumba automatiku. Ai ishte duke udhëtuar me makinën e një shokut të tij, të llojit “Ford”, në lagjen Daniel Matlija, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. I riu u dërgua në spital, por ndërroi menjëherë jetë. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim, Sebastian Smakaj dhe vëllain e tij. Këta të fundit u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë ngjyrë gri.  Dyshohet se para atentatit, autori dhe viktima kanë bërë një sherr për motive të dobëta. Nuk dihen ende motivet se sakta të kësaj ngjarjeje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja sebastian smakaj ekzekutohet gledis kraja sebastian smakaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:57

SHKODËR– Stjuart Smakaj, 23 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka vrarë mikun e tij të ngushtë, Gledis Krajën. Polici...

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:36

SHQIPËRI-Lumi i Shalës është një ndër vendet turistike, që preferohet shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe turistët e huaj. Vitin e fundit ky vend është ...