Aktualitet

Grabitën 4 klandestinë dhe plagosën me thikë një prej tyre, arrestohen 2 autorët në Korçë

18 Gusht 2020, 06:57 Nga DOSJA
Grabitën 4 klandestinë dhe plagosën me thikë një prej

KORÇË- Policia e Korcës ka arrestuar 2 persona, R. M., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç, pasi grabitën dhe dhunuan 4 emigrantë nga vendet e Lindjes. Uniformat blu bëjnë me dije se 2 autorët kanë u kanë marrë 500 euro 4 klandestinëve, si edhe kanë goditur me thikë njërin prej tyre. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim. Dy të arrestuarit kanë qenë të dënuar më herët për vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 02.08.2020, ku u vodhën me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe u plagos me mjet prerës njëri prej tyre. Ndalohen nga Policia, dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, bënë ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

• R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

• E. B., 25 vjeç, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ndalimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” të kryera në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 të rinj në korçë plagosje ne korce arrestohen 2 të rinj në korçë plagosje ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:57

SHKODËR– Stjuart Smakaj, 23 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka vrarë mikun e tij të ngushtë, Gledis Krajën. Polici...

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:36

SHQIPËRI-Lumi i Shalës është një ndër vendet turistike, që preferohet shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe turistët e huaj. Vitin e fundit ky vend është ...