Aktualitet

18 Gusht 2020, 08:37 Nga DOSJA

KAVAJË- Ngjarje e rëndë në Kavajë. Ditën e sotme, gjatë një sherri për motive të dobëta 19-vjeçari me iniciale D.G ka plagosur me thikë gjyshin R.B. Sherri ka ndodhur në banesën e gjyshit dhe i riu pas ngjarjes së rëndë është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk u ka shpëtuar forcave të policisë. Ndërkohë, gjyshi i tij ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje. Vihet në pranga 19-vjeçari që plagosi me thikë gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë kishte konflikt në familje , ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kryeu plagosjen. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhunanë familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nipi plagos gjyshin në kavajë plagoset i moshuari në kavajë nipi plagos gjyshin në kavajë plagoset i moshuari në kavajë

Sondazh

Poll