Aktualitet

Dasmë në kohë Covid-i, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i restorantit në Dibër

18 Gusht 2020, 08:31 Nga DOSJA
Dasmë në kohë Covid-i, gjobitet me 10 milionë lekë

DIBËR- Policia e Dibrës ka gjobitur me 10 mln lekë pronarin e një lokali, personin me iniciale K.L. Mësohet se ai është gjobitur pasi organizonte dasma në lokalin e tij, duke mos respektuar kështu protokollin e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative administratori i subjektit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Peshkopisë, kanë evidentuar subjektin me administator shtetasin K. L., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për administratorin e subjektit, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Dibrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet pronari në dibër gjobitet pronari në dibër

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:57

SHKODËR– Stjuart Smakaj, 23 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka vrarë mikun e tij të ngushtë, Gledis Krajën. Polici...