Aktualitet

Rikthimi i emigrantëve në Greqi, PAA thirrje Ramës: Rrit testimet dhe shkurto kohën e kostot, rrezikon kthimin e radhëve to

18 Gusht 2020, 08:09 Nga DOSJA
Rikthimi i emigrantëve në Greqi, PAA thirrje Ramës: Rrit testimet

TIRANË – Partia Agrare Ambjentaliste nëpërmjet ish-ministrit Arben Malaj, i ka bërë thirrje qeverisë, për të rritur testimet, për të ulur kostot e tyre, si dhe për të shkurtuar kohën e përgjigjes. Sipas Malajt, nëse qeveria nuk ndërhyn dhe të marrë këto masa, rrezikohet që të kthehen sërish radhët e emigrantëve në kufi.

Më tej ai shton, se qeveria duhet të bashkëpunojë me palën greke dhe të ndajnë kostot, pasi Greqia është përfituese e subvencioneve nga BE. Malaj ka vlerësuar rolin e ministrit për Diasporën, Pandeli Majko dhe Kryepeshopit Janullatos për zgjidhjen e situatës, ndërsa shton se vonesat e qeverisë rëndojnë gjendjen e emigrantëve.

Reagimi i plotë

PAA-Deklarate per shtyp. Qeveria e deshtuar Rama i ka lene shqiptaret ne dore te perendise. Partia Agrare Ambientaliste ri perserit apelin e saj publik per nje zgjidhje sa me te shpejte dhe te plote per rikthimin e emigranteve shqiptare ne vendet e tyre te punes. Rritja e testimeve , shkurtimi i kohes dhe i kostove te testimeve jane zgiidhja per eleminimin e krizave humanitare ne kufi.

PAA vlereson se varianti i vendosjes se “racioneve ditore” te kufizuara per numrin e emigranteve qe do te kalojne ne cdo pike kufitare me Greqine nuk e zgjidh problemin por rrezikon kthimin e rradheve turturonjese. Cdo dite vonese e kthimit te emigranteve ne vendet e tyre te punes eshte nje kosto e rende per ata dhe femijet e tyre.

Zgjidhja eshte rritja e numrit te testimeve dhe shkurtimi maksimal i kohes se marrjes se rezultate. Kostot e testimeve duhet te jene zero sic po e ofrojne shume vende evropiane. Shqiperia po merr shume financime falas per perballjen me covid-19. Qeveria Rama duhet te reduktoj ne maksimum cdo kosto direkte dhe indirekt qe i varferon emigrantet shqiptare.

Qeveria shgiptare duhet te ndermjetesoj me argumenta te qarta dhe shifra te sakta perse eshte e domosdoshme te rritet numri ditore i emigranteve qe kthehen ne Greqi dhe te lehtesohet ne menyre te perbashket kostoja e testimeve mjekesore. Greqia eshte nje perfituese e madhe nga paketat antikrize, ku kostot shtese te perballjes me covid-19 i financohen falas nga BE.

Rama duhet te mesoj nga rasti i meparshem kur rradhet kilometrike per te cilet Rama perbetohej se nuk kishte asnje zgjidhje, u zbrasen brenda pak oreve, pas angazhimit te perkushtuar ministrit Majko dhe Kryepeshkopit Anastase. Qeveria ka te automatizuar informacionin se sa emigrante kane hyre ne Shqiperi, nga cilat pika kufitare kane ardhur, di sesa kthehen cdo dite, ka te dhena disa vjecare per flukset hyrese dhe dalese te emigranteve per festat fundvitit dhe gjate pushimeve.

Ky informacion ndihmon qeverine ta kete te lehte te argumentoj dhe bashkepunoj me qeverine greke per nunrin optimal te detyrueshem per daljet ditore te emigranteve ne pikat kufitare. Ndersa vonesat ne trajtimin e krizes se rradheve kilometrike duhet te jete nje mesim i hidhur se sa shume e rendon gjendjen e emigranteve, nje qeveri e pa ditur, e tejlodhur, e papergjegjshme, arrogante dhe e babezitur e cila edhe ne kohen e tre krizave te renda ka perzgjedhur si fokus kontratat miliarda euro per marreveshjet publike private preferenciale qe do te te rezultojne borxhe te renda.

Cdo propagande e merzitshme mediatike per suksese, eshte tipike per qeveri te deshtuara dhe jo demokratike. ZSH Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka rrëfyer se një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin që kriza në Kakavijë të mbyllet sa më shpejt, ka luajtur kryepeshkopi Anasatas Janullatos, me kërkesë të tij.

Që nga dita e djeshme, të gjithë emigrantët që duan të kalojnë drejt Greqisë, duhet të kenë me vete rezultatin negativ të testit për COVID-19, të kryer 72 orë më parë. Gjithashtu udhëtarët duhet të kenë plotësuar formularin e posaçëm. Pas hyrjes në territorin grek, ata duhet të qëndrojnë 1 javë në karantinë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj edi rama partia agrare ambjentaliste arben malaj edi rama partia agrare ambjentaliste

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:57

SHKODËR– Stjuart Smakaj, 23 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka vrarë mikun e tij të ngushtë, Gledis Krajën. Polici...

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:36

SHQIPËRI-Lumi i Shalës është një ndër vendet turistike, që preferohet shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe turistët e huaj. Vitin e fundit ky vend është ...