Aktualitet

Organizonin dasma/ Policia gjobit me 10 mln lekë pronarin në Durrës, mbyllet edhe lokali në Krujë

18 Gusht 2020, 07:19 Nga DOSJA
Organizonin dasma/ Policia gjobit me 10 mln lekë pronarin në

DURRËS– Policia ka gjobitur pronarin e një lokali në Durrës, pasi vijonte organizimin e dasmave në kundërshtim me aktin normativ. Mësohet se shtetasi S.T. është ndëshkuar me një gjobë prej 1 milion lekësh.

Po ashtu në Krujë, shtetasit Xh.B. i është pezulluar aktiviteti, pasi ka vijuar organizimin e dasmave edhe pse është gjobitur më parë nga policia.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Policia e Durrësit vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve të fundit, policia ka ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë administratorin e një subjekti në Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, u bë mbyllja e aktivitetit të 1 subjekti në Krujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar një subjekt (lokal), në administrim të shtetasit S. T., cili është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
——–
Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, kanë vendosur mbylljen e aktivitetit në subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili pasi është ndëshkuar me masë administrative nga shërbimet e Policisë, ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Policia e Durrësit do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Durrës dhe apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(J.V./G.Sh./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet pronari i lokalit ne durres gjobitet pronari i lokalit ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:57

SHKODËR– Stjuart Smakaj, 23 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka vrarë mikun e tij të ngushtë, Gledis Krajën. Polici...

Aktualitet 18 Gusht 2020, 05:36

SHQIPËRI-Lumi i Shalës është një ndër vendet turistike, që preferohet shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe turistët e huaj. Vitin e fundit ky vend është ...