Aktualitet

25 vite nga masakra e Peshkëpisë/ Lule dhe flamuj shqiptar në vendin ku dy policët u vranë nga grekët

10 Prill 2019, 12:24 Nga DOSJA
25 vite nga masakra e Peshkëpisë/ Lule dhe flamuj shqiptar në

GJIROKASTËR– Ditën e sotme është përkujtuar 25 vjetori i masakrës së Peshkëpisë në Gjirokastër, ku edhe humbën jetën dy efektivët e policisë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.

Prezentë në cermoni kanë qenë prefekti i Qarkut Astrit Aliaj, kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hila, Drejtori i emëruar pak ditë më parë i Policisë Vendore Perlat Vatoci, si dhe familjarë të viktimave. Të pranishmit në ceremoni kanë vendosur tufa me lule dhe kanë ngritur flamurin shqiptar në vendin ku u vranë dy efektivët e policisë.

Në fjalën e tij para familjarëve, drejtori i policisë vendore Perlat Vatoci është shprehur se dy të vrarët sakrifikuan jetën e tyre për t’u përballur me krimin.

“ Familjarë dhe kolegë jemi mbledhur për të nderuar kujtimin e kolegëve tanë, dëshmorëve të atdheut që plot 25 vite më parë nuk kursyen as jetën për t’i shërbyer atdheut. Përkujtimi i drejtohet dëshmorëve të atdheut. Pikërisht sot iu bëjmë homazhet dy kolegëve tanë që me guxim dhe kujaro u përballën me botën e errët të krimit ëpr një Shqipëri më të sigurtë. Kujtimi i dëshmorëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për të çuar para vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Duke përfunduar dua t’i shpreh familjaravë të gjithë mirënjohjen tonë të thellë.”

Gjithashtu Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” i drejtoi një shkresë ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkonin që emrat e dy të vrarëve të vendoseshin si dëshmorë të rënë në krye të detyrës. Ndërkohë që po i njëjti forum i kërkoi prokurorisë së Përgjithshme që të vendosë para drejtësisë autorit e këtij sulmi.

Më 20 mars Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi që pas afro 25 vitesh të rihapet sërisht çështja e “Masakrës së Peshkëpisë”. Prokurori Eugen Beci së bashku me oficerët e antiterrorit, po administron të gjithë praktikën hetimore. Më 10 prill të 1994 u realizua masakra e përgjakur nga skuadro komanda “Pirro 1”, e cila përbëhej nga 7 persona të armatosur me armatim të ushtrisë greke. Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona. Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi.

Komando greke ‘Pirro i Parë’:

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

Dy nga autorët e sulmit Fredi Bejleri dhe Harallamb Papa kanë shkelur sërish pas masakrës në tokën shqiptare. Ata u rikthyen për varrimin e nacionalistit grek Konstandinos Kaçfias, i cili u vra gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Pas varrimit të Kaçifas, dy autorët e masakrës dhe shumë shtetas grek të tjerë u shpallën “non grata.”

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsen gjini fatmir shehu masakra e peshkepise perlat vatoci arsen gjini fatmir shehu masakra e peshkepise perlat vatoci

Sondazh

Poll