Aktualitet

Sherr mes studentëve dhe banorëve te UBT: Thoni shyqyr që Veliaj do kompesojë…

10 Prill 2019, 11:04 Nga DOSJA
Sherr mes studentëve dhe banorëve te UBT: Thoni shyqyr që Veliaj

TIRANË- Përplasje, replika dhe debat mes studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës dhe banorëve të zonës. Ata kanë replikuar për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare.

Studentët thonë se janë pro ndërtimit të shkollës, ndërsa banorët thonë se jetojnë ata në këtë zonë dhe iu duhet patjetër një shkollë.

Debati mes studentëve dhe banorëve:

Banori: Shyqyr Erion Veliajt iu dha mundësia të kompensojë pronarët, dhe të ndërtojë këto shkollë. Janë tre pronarë që janë dëmshpërblyer. Studentët ikin mbarojnë ciklin e tyre por ne jetojmë këtu dhe kemi nevojë për ndërtimin e një shkollë. Të fillohen punimet, kam qenë dhe tre herë të tjera në këtë protestë. Duhet të fillojnë menjëherë punimet.

Studenti: Këta po na bëjnë të përplasemi mes njëri tjetrit, por zgjidhja është shumë e thjeshtë spostimi 200 metra më tutje. A është e moralshme, a është e rregullt që një 20-vjeçar të jetë në një ambient me një 20-vjeçar?

Studenti: Jemi pro ndërtimit të shkollës, jam banor i zonës

Banori: S’je banor, më trego shtëpinë. Jeton aty tek Xhelal Mziu

Studenti: Jemi pro ndërtimit të shkollës por 200 metra më tutje.

Studentët e UBT-së kanë qenë sot në ditën e pestë të protestës, pasi kundërshtojnë ndërtimin e shkollës 9-vjeçare brenda korpusit. Ata shprehen se protesta do të vijojë dhe nuk do të lejojë që Veliaj të bëjë ndërtime. Nga ana tjetër në mbështetje të Veliajt kanë dalë banorët e zonës dhe kërkojnë që shkolla të ndërtohet. Pritet që Veliaj të jetë në UBT mesditën e sotme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kamzes erion veliaj ndertimi te fidanishtja e ubt studentet e ubt banoret e kamzes erion veliaj ndertimi te fidanishtja e ubt studentet e ubt

Sondazh

Poll