Aktualitet

Tre të dënuar fitojnë betejën me Covid-19, momenti kur efektivët i presin në derë për t’i transferuar në një tjetër

17 Gusht 2020, 13:46 Nga DOSJA
Tre të dënuar fitojnë betejën me Covid-19, momenti kur

TIRANË– Tre të burgosur, të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19, janë shëruar. Ata e kanë fituar betejën me këtë virus, por sërish nuk janë larguar nga spitali. Videoja e mëposhtme, tregon momentin kur efektivët e policisë, presin në derën e Infektivit, që të dalin të burgosurit dhe të transferohen.

Ata nxirren nga Spitali Infektiv dhe janë transferuar në një shërbim tjetër në QSUT. Siç duket Covid-19 i ka lënë me pasoja, dhe pavarësisht se tampon la dalë negative, tre të dënuarit nuk do ta lënë ende spitalin për t’u kthyer në qeli.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, zyrtarisht ka shkuar në 228. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria ka raportuar se humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 120 raste të reja.

Në total, në vendin tonë janë 3358 të infektuar, ndërsa 3794 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 15 në terapi intensive, 5 prej të cilëve janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2020, 12:58

VLORË– Gjykata e Apelit në Vlorë dhe një pjesë e institucionit të AKU-së në këtë qytet janë mbyllur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Cov...