Aktualitet

17 Gusht 2020, 12:58 Nga DOSJA

VLORË– Gjykata e Apelit në Vlorë dhe një pjesë e institucionit të AKU-së në këtë qytet janë mbyllur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. Mësohet se një persona, i punësuar brenda Gjykatës së Apelit të Vlorës, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Pas tij, tre punonjës të tjerë, kanë bërë tamponin, pasi kanë pasur kontaktet më të shpeshta me të infektuarin. Ata dyshohet se janë prekur me Covid-19, por pritet që të dalë rezultati i analizave, për ta vërtetuar këtë.

Ndërsa në AKU, kati i dytë i institucionit është mbyllur, pasi një inspektor ka rezultuar i infektuar.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 228. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 120 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3358 të infektuar, ndërsa 3794 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 15 në terapi intensive, 5 prej të cilëve janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vlore koronavirusi ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll