Aktualitet

Dha dorëheqjen para vendimit të KPA-së, KED ndalon kandidimin e Regleta Panajotit për Kushtetuesen

17 Gusht 2020, 11:05 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen para vendimit të KPA-së, KED ndalon kandidimin e

TIRANË -Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar gjyqtaren e Tiranës, Regleta Panajoti, që të kandidojë për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Vendi vakant në Kushtetuese ishte shpallur nga presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë Panajoti, më 25 qershor paraqiti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kërkesën për dorëheqje. Më pas më 30 korrik, trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, vendosi ndërprerjen e Vetting-ut për Panajotin dhe përjashtimin e saj nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, sipas ligjit në fuqi.

Më 26 qershor 2019, Regleta Panajoti kaloi me sukses në Shkallën e Parë të Vetting-ut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës. Mirëpo më 18 shtator 2019, Komisioneri Publik, kërkoi nga KPA shkarkimin e saj, pasi kishte vërjtur parregullsi në gjykimin e saj në Shkallën e Parë. Pavarësisht 11 denoncimet për gjyqtaren, KPK vlerësoi se për asnjë prej tyre nuk mund të hapej hetim, ndërsa nuk gjeti asnjë parregullsi në burimet e pasurisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet regleta panajoti regleta panajoti

Sondazh

Poll