Aktualitet

Vdesin dy persona tek Infektivi, mes tyre edhe 33-vjeçarja me sindromën Down, 11 urgjenca mbërritën vetëm sot tek spitali C

17 Gusht 2020, 13:23 Nga DOSJA
Vdesin dy persona tek Infektivi, mes tyre edhe 33-vjeçarja me

TIRANË– Një 33-vjeçare dhe një 60-vjeçar, të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se dy viktimat e radhës ishin të shtruar në spitalin Infektiv, dhe pas komplikacioneve shëndetësore, kanë ndërruar jetë.

Një prej të ndjerëve, vajza 33 vjeçe, vuante edhe nga sindroma Down. Balkanweb shkruan se vetëm paraditen e sotme, kanë mbërritur te spitali Covid-1 11 urgjenca mjekësore, mes të cilëve ka shumë mosha të reja. Tashmë spitalet Covid kanë bërë edhe një rotacion.

Tashmë, nga data 15 gusht e deri në 15 shtator rastet me Covid-19 nga Tirana, Shkodra, Korça, Pogradeci, Elbasani. do të referohen vetëm në spitalin Covid-1, ndërsa qytetet e tjera do t’i dërgojnë pacientët me Covid-19 në spitalin Covid-2. Ky rrotacion pretendohet se do të ulë numrin e të shtruarve në spitalin e Sanatoriumit, i cili ka pasur më shumë ngarkesë, për shkak të qyteteve me më shumë të infektuar që janë referuar aty.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, zyrtarisht ka shkuar në 228. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria ka raportuar se humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 120 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3358 të infektuar, ndërsa 3794 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 15 në terapi intensive, 5 prej të cilëve janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2020, 12:58

VLORË– Gjykata e Apelit në Vlorë dhe një pjesë e institucionit të AKU-së në këtë qytet janë mbyllur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Cov...