Aktualitet

Shqiptarët i “kthejnë vizitën” Kosovës por harrojnë masat ndaj COVID-19, kompanitë e udhëtimit gjobiten në P

17 Gusht 2020, 10:39 Nga DOSJA
Shqiptarët i “kthejnë vizitën” Kosovës por

KOSOVË -Policia e Prizrenit si pasojë e përkeqësimit të situatës me COVID-19, ka shtuar kontrollet. Pjesë e kontrolleve janë bërë edhe autobusë me turistë nga Shqipëria, të cilët nuk respektonin masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të dielën në mbrëmje autoritetet shëndetësore, të asistuara nga policia, zhvilluan kontrolle në autostradë. Për pasojë disa kompani janë gjobitur, për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve, të cilët nuk respektonin masat ndaj COVID-19.

Shtetasit nga Kosova e kaluan fundjavën në bregdetin shqiptar, ndërsa turistët nga Shqipëria e kthyen vizitën në Prizren, por duke mos bërë kujdes për masat ndaj koronavirusit.

Prizreni ndërkohë është nga qytetet me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19. Që nga nisja e pandemisë, në Prizren janë shënuar 600 raste. Ndërsa vetëm gjatë fundjavës, në zonën kufitare mes dy vendeve janë shënuar 140 raste.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne kosove shqiptaret ne kosove

Sondazh

Poll