Aktualitet

DOSJA 339/ Mbushën kutitë me vota gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për komisionerët

17 Gusht 2020, 10:11 Nga DOSJA
DOSJA 339/ Mbushën kutitë me vota gjatë zgjedhjeve të

DURRËS – Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masat e sigurisë për 20 komisionerët e Shijakut dhe Fisnik Sadikun, të arrestuar si pjesë e dosjes “339”, për tjetërsimit e zgjedhjeve të 2017-ës në Durrës. Gjyqtari Rexhep Bekteshi dha “Arrest me burg” për 9 prej të arrestuarve.

Ndërkohë Bashkim Alushi i shpëtoi burgut vetëm për shkak të moshës dhe së bashku me 7 persona të tjerë u lanë në “Arrest shtëpie”. Ndërsa për 3 të mbeturit, organi i drejtësisë vendosi “Detyrim Paraqitje”.

Më 28 korrik, Prokuroria e Posaçme, lëshoi 23 fletë-arreste për 22 komisionerë në Shetel dhe Rubjek, si dhe për një person të përfshirë në laboratorin e heroinës në Has. Hetimi i SPAK regjistroi edhe një skandal, pasi dy prej të akuzuarve kanë ndërruar jetë tashmë. Ndërkohë 19 komisionerët, dyshohet se kanë lejuar shtetasin Armelind Zeza, që të votojë në emër të personave të tjerë.  Komisionerët i përkasin 4 partive, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane. SPAK shpalli moskompetencë për dosjen me argumentin se nuk bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal, duke e deleguar dosjen në Durrës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per komisioneret e shijakut gjyqi per komisioneret e shijakut

Sondazh

Poll