Aktualitet

Mbyllet materniteti i Lushnjes, rezulton e infektuar me COVID një gjinekologe

17 Gusht 2020, 10:09 Nga DOSJA
Mbyllet materniteti i Lushnjes, rezulton e infektuar me COVID një

LUSHNJE- Mbyllet materniteti i Lushnjes, “Ihsan Çabej”. Ky vendim është marë pasi një gjinekologe ka rezultuar e infektuar me COVID-19. Mësohet se u është marrë tamponi gjithë stafit të këtij spitali. Ndërkohë, vizitat mjekësore të grave shtatzëna do të zhvillohen në ambulancat dhe qendra shëndetësore të qytetit.

Më herët është mbyllur edhe reparti i Gjinekologjisë në maternitetin e Elbasanit, pasi 4 infermiere rezultuan të infektuara.

Ndërkohë javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e djeshme, ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave ka shkuar në 228. Po kështu, dje kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçare nga Elbasani. Tashmë janë 3358 qytetarë të infektuar.  Sakaq, spitalet COVID janë plot dhe 5 pacientë ndodhen në intubim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet materiteti në lushnje mbyllet materiteti në lushnje

Sondazh

Poll