Aktualitet

“Jemi nga Belshi, pimë raki manafarre, nuk na gjen gjë”/ Qytetari në Kakavijë: Nuk ka virus, ne s’kemi asgjë

17 Gusht 2020, 10:36 Nga DOSJA
“Jemi nga Belshi, pimë raki manafarre, nuk na gjen gjë”/

GJIROKASTËR- Ditën e sotme shqiptarët kalojnë pa asnjë problem në pikën kufitare të Kakavijës. Në këtë pikë doganore nuk ka më fluks mjetesh. Ndërkohë, qytetarët shprehen se COVID-19 nuk ekziston. Një i ri ka deklaruar për ABC news se ka pirë raki manaferre dhe nuk e gjen asgjë.

“Shumë mirë sot. Virus nuk ka, asgjë nuk ka. Ne jemi nga Belshi, pimë raki manaferre. Nuk kemi asgjë, jemi xham”, u shpreh një qytetar. 

Ndërsa një tjetër tha: “Po ikim të punojmë. Nuk e di që duhet të qëndroj në Karantinë për 7 ditë nuk na kanë thënë gjë. Tamponin e kemi bërë te spitali.”

Operacioni i kalimit të qytetarëve në Kakavijë përfundoi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ministria e Mbrojtes bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3325 udhëtarë dhe 1629 mjete në tokën greke. Sa i përket zgjidhjes se krizës në kufi, ministri për Diasporën Pandeli Majko deklaroi se ndodhi pasi negociatave të tij me kryepeshkopin Janullatos. Ndërkohë, Rama u shpreh se ky ishte një siklet për shqiptarët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kriza në kufi shqiptarët në kufi kriza në kufi shqiptarët në kufi

Sondazh

Poll