Aktualitet

Nuk zbatuan rregullat ndaj COVID, gjobiten 4 subjekte në Tiranë, njërit prej tyre i ulin qepenin

17 Gusht 2020, 09:09 Nga DOSJA
Nuk zbatuan rregullat ndaj COVID, gjobiten 4 subjekte në Tiranë,

TIRANË -Policia e Tiranës ka gjobitur 4 subjekte, të cilët ushtronin aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ, duke thyer rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Administratorët e subjekteve Rr.Xh., R.H. u gjobitën me 3 milion lekë, ndërsa H.I. u ndëshkua me 1 milion lekë gjobë.

Për shtetasin R.C., përvec gjobës 3 milion lekë, autoritetet i pezulluan aktivitetin, pasi ishte rast i përsëritur.

Njoftimi i policisë

Tiranë Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19. Evidentohen katër raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë. Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë tre shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve RR. XH. dheH. H., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit H. I., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Po në vijim të kontrolleve sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5,kanë ndëshkuar me masë administrative 3 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, subjektin me pronar shtetasi R.C., pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten 3 subjekte ne tirane gjobiten 3 subjekte ne tirane

Sondazh

Poll