Aktualitet

ME FOTO/ Asnjë makinë në radhë, pika kufitare e Kakavijës boshatiset pas 5 ditësh kaosi

17 Gusht 2020, 09:27 Nga DOSJA
ME FOTO/ Asnjë makinë në radhë, pika kufitare e

GJIROKASTËR- Sot pas 5 ditësh është qetësuar situata në pikën kufitare të Kakavijës. Siç shihet edhe në foto, në këtë pikë doganore nuk ka asnjë makinë në radhë, është bosh. Tashmë pala greke dhe pala shqiptare po merr frymë, pas fluksit të madh.

Ndërkohë, dje radha e makinave shkonte në disa kilometra dhe shqiptarët shpresonin që të futeshin sa më parë në tokën helene.

Mësohet se operacioni i kalimit të qytetarëve ka përfunduar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ministria e Mbrojtes bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3325 udhëtarë dhe 1629 mjete në tokën greke. Sa i përket zgjidhjes se krizës në kufi, ministri për Diasporën Pandeli Majko deklaroi se ndodhi pasi negociatave të tij me kryepeshkopin Janullatos. Ndërkohë, Rama u shpreh se ky ishte një siklet për shqiptarët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaosi në kakavijë kaosi në kakavijë

Sondazh

Poll