Aktualitet

Ndalimi i përhapjes së COVID-19, Manastirliu tregon rregullat që duhet të zbatojmë gjatë përditshmërisë

17 Gusht 2020, 09:37 Nga DOSJA
Ndalimi i përhapjes së COVID-19, Manastirliu tregon rregullat që

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë apelin e radhës për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ajo ka publikuar në Facebook, disa rregulla të thjeshta, të cilat duhen zbatuar në jetën e përditshme.

Sipas Manastirliu, tashmë duhet të tregojmë kujdes në larjen e duarve, vendosjen e maskës, ruajtjen e distancës fizike dhe të kemi parasysh që të dezinfektojmë shpesh gjërat që prekim.

Postimi i plotë

?#COVID19
NORMALITETI I RI kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë.

↔️?? Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta?

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 228. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 120 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3358 të infektuar, ndërsa 3794 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 15 në terapi intensive, 5 prej të cilëve janë të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ogerta manastirliu covid-19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll