Aktualitet

“Përmirësoi gjendjen e 8 të intubuarve”/ Epidemiologu jep lajmin e mirë: Një mjekim për Covid-19 po shtohet në “ars

17 Gusht 2020, 08:55 Nga DOSJA
“Përmirësoi gjendjen e 8 të intubuarve”/ Epidemiologu

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë personat që janë të infektuar me COVID-19.  Ai ka publikuar studimin e Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA , e cila ka testuar mjekimin akalabrutinibin në 19 pacientë në gjendje të rëndë. Duke iu referuar studimit, pas 14 ditësh mjekim është vënë re  përmirësim i oksigjenimit të tyre.

Postimi i plotë:

Lajme te mira miqte e mi! Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende. Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin. Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane testuar akalabrutinibin ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende: 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)  8 paciente te intubuar Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re: Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem. Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj: 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim. Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare. Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19. Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive. Forca miq! Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme! Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit: Distance fizike Higjiene e rregullt Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike. (studimi)

Ndërkohë në Shqipëri, rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme, ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave ka shkuar në 228. Po kështu, dje kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçare nga Elbasani. Sakaq, spitalet COVID janë plot dhe 5 pacientë ndodhen në intubim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqipri ilir alimehmeti koronavirusi ne shqipri

Sondazh

Poll