Aktualitet

Grabitja e 10 milionë eurove/ Dalin pamjet e makinës së djegur në Tapizë, e mbushur me kallashnikov (VD)

10 Prill 2019, 11:47 Nga DOSJA
Grabitja e 10 milionë eurove/ Dalin pamjet e makinës së djegur

Tiranë- Gjatë natës u gjet një furgon i djegur në Tapizë  një fshat afër Rinasit dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e grabitjes së 10 milionë eurove.

Brenda mjetit të djegur janë gjetur kallashnikovë, granata dhe armatime të tjera. Burime nga grupi hetimor bëhet me dije se makina është djegur brenda një tuneli dhe më pas ajo është tranportuar në një laborator për ekzaminime të mëtejshme. Por ditën e djeshme u gjet edhe makinë tjetër e djegur në afërsi të Kamzës, i cili sërish dyshohet se ka lidhje me grabitjen dhe mund të jetë përdorur nga autorët.

Ashtu siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al makina është totalisht e djegur.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendjet makina në tapizë grabitja e 10 milionë eurove gjendjet makina në tapizë grabitja e 10 milionë eurove

Sondazh

Poll