Aktualitet

“Rroftë Erion Veliaj, rroftë kryeministri Rama”, ekzaltohet banorja te UBT. Studentët: Janë punonjës të Bashkisë

10 Prill 2019, 11:23 Nga DOSJA
“Rroftë Erion Veliaj, rroftë kryeministri Rama”,

Tiranë- Studentët e Universitetit Bujqësor Tiranë janë përplasur verbalisht, gati dhe fizikisht në territoret e këtij ambienti me banorë të zonës

Konflikti me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e një shkollë 9-vjeçare në këtë zonë ka zbritur në ‘terren’ ditën e sotme ku dhjetëra banorë të zonës janë konfrontuar me studentët të cilët protestojnë prej disa ditësh për mosndërtimin e kësaj shkolle brenda territorit të universitetit të tyre .

Pas shkëmbimit të replikave dhe gati-gati përplasjes fizike, studentët së bashku me një pjesë të stafit pedagogjik kanë akuzuar kryebashkiakun Veliaj se u ka sjellë për provokim dhe mashtrim të opinionit publik punonjës të Bashkisë Tiranë.

“Këta janë punonjës të Bashkisë Tiranë, që na i ka sjellë Veliaj si banorë të zonës, por që nuk janë aspak të kësaj zone”, tha një nga studentët.

Pak më herët gjatë deklaratave të të dy palëve, një grua u përpoq të provokonte studentët duke i thënë se: Ju jeni ngelsa, keni ngelur nga viti i parë deri në vitin e katërt. Rroftë Erjon Veliaj, rroftë Kryeministri Rama”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ekzaltohet banorja erion veliaj protesta ubt edi rama ekzaltohet banorja erion veliaj protesta ubt

Sondazh

Poll