Aktualitet

Panik pranë stadiumit të Elbasanit, merr flakë një apartament në katin e parafundit të një pallati

16 Gusht 2020, 19:57 Nga DOSJA
Panik pranë stadiumit të Elbasanit, merr flakë një

ELBASAN– Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të stadiumit ‘Elbasan Arena”.

Mësohet se apartamenti ku ka rënë zjarri ndodhet në katin e parafundit të një pallati pranë stadiumit të këtij qyteti.

Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar flakët. Faxweb ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se si nga apartamenti dalin shtëllunga tumi.

Ndërkohë zonën e kanë rrethuar efektivë të shumtë policie. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan zjarr ne nje apartament ne elbasan elbasan zjarr ne nje apartament ne elbasan

Sondazh

Poll