Aktualitet

Tentoi të përfitonte nga kaosi dhe të kalonte drogën, kapet 34-vjeçari në Kakavijë

16 Gusht 2020, 18:13 Nga DOSJA
Tentoi të përfitonte nga kaosi dhe të kalonte drogën, kapet

KAKAVIJË– Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është vënë në pranga, pasi ka tentuar që të kalojë 15 kilogramë kanabis drejt Greqisë.

Mësohet se 34-vjeçari ishte nisur drejt kufirit të Kakavijës, dhe kishte menduar se do të përfitonte nga kaosi dhe radha e madhe që është krijuar prej pesë ditësh dhe nuk do të binte në sy për të kaluar lëndën narkotike.

Por, në kthesën e Jorgucatit, Policia e Gjirokastrës e ka ndaluar për kontroll. Në bagazhin e mjetit të të riut u pikasën 15 kilogramë hashash që u sekuestruan dhe 34-vjeçari u vu në pranga.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari nga gjirokastra kakavije arrestohet 34-vjeçari nga gjirokastra kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 15:27

Makina del nga rruga në Vlorë, plagoset një person

VLORË -Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”,  ka hum...