Aktualitet

Motori i ujit përplaset me shkëmbin në Shëngjin, plagoset rëndë 50-vjeçari

16 Gusht 2020, 19:47 Nga DOSJA
Motori i ujit përplaset me shkëmbin në Shëngjin, plagoset

SHËNGJIN– Një burrë 50 vjeç,me inicialet P.M., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti me motor uji.

50-vjeçari ka qenë duke bërë shëtitje në ujë, bashkë me një person tjetër, në momentin që motori i ujit është përplasur me një shkëmb.

Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, në afërsi të “Ranës së Hedhun”. Për pasojë, njëri prej personave që ndodhej në motor, pikërisht 50-vjeçari me inicialet P.M., ka mbetur i dëmtuar rëndë. 

Ai është dërguar me anë të një gomoneje pranë Portit Të Shëngjinit. Më pas, ambulanca e ka dërguar në spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 50-vjecari ne shengjin shengjin plagoset 50-vjecari ne shengjin shengjin

Sondazh

Poll