Aktualitet

Me energji elektrike dhe i sofistikuar, zbulohet tuneli me drogë në Elbasan, poshtë lagjes “Emin Matraxhiu”

16 Gusht 2020, 19:16 Nga DOSJA
Me energji elektrike dhe i sofistikuar, zbulohet tuneli me drogë në

ELBASAN– Një tunel që përdorej për rritjen dhe kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar në Elbasan.

Mësohet se tuneli, i cili ishte i pajisur edhe me energji elektrike, është pikasur nga unifromat blu, pas një kontrolli që këta të fundit po bënin në fshatin Samur, për vendet ku janë zhvilluar ceremoni martesore, që në kohën e pandemisë, nuk lejohen.

Policia është afruar në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë një resorti shumë të njohur në këtë zonë dhe ka pikasur hyrjen e tunelit. Pas kontrolleve është një sasi të konsiderueshme droge, por ende nuk bëhet me dije saktësisht se sa.

Nuk dihet nëse në lidhje me drogën e sekuestruar ka persona të shoqëruar apo të vënë në pranga.

Më herët, shumë pranë kryqytetit u zbuluan disa tunele që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Ky opercion vuri në pranga tre persona.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan zbulohet tunel me droge ne elbasan elbasan zbulohet tunel me droge ne elbasan

Sondazh

Poll