Aktualitet

Prezantohej si polic dhe si grek/ Anterio Kaloshi lëvizi lirshëm në Tiranë edhe pas 10 prillit, miku i Orges Bilbilit që u

16 Gusht 2020, 19:00 Nga DOSJA
Prezantohej si polic dhe si grek/ Anterio Kaloshi lëvizi lirshëm

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Anterio Kaloshit, të shumëkërkuarit për masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu, në vitin 2017.

Mësohet se Kaloshi, nuk lëvizte me mjetet e tij të identifikimit. Ai, edhe pse u shpëtoi pranga pak muaj më parë, më datë 10 prill, ditë kur u arrestua Orges Bilbili, kishte vijuar jetesën e tij në Tiranë, pasi dokumentat false, bënin që të qarkullonte lirshëm.

Anterio Kaloshi prezantohej herë si efektiv policie, me stemën në emrin Bledar Bodelli, herë me një pasaportë biometrike, me emrin Edison Deliaj dhe herë me dokumente greke, që sipas policisë janë të falsifikuara.

Të gjitha këto dokumente tashmë janë sekuestruar dhe do të hetohen për vendet në të cilat janë përdorur.

Anterio Kaloshi u vu në pranga në Qesarakë, në kuadër të një operacioni që arrestoi edhe dy persona të tjerë për sulmin në Tushemisht, Meard Berberin dhe Ervin Kalanë. Ai ishte në makinë me Berberin, një pre organizatorëve të dy atentateve ndaj djalit të Jetmir Muçollarit.

Ndërkohë Gjykata ka shpallur mos kompetencë për Kaloshin dhe çështja është në duart e GJKKO-së. Ndërsa Berberi dhe Kalaja u lanë në burg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi arrestohet anterio kaloshi orges bilbili anterio kaloshi arrestohet anterio kaloshi orges bilbili

Sondazh

Poll