Aktualitet

Radha drejt fundit, edhe 1 km ka mbetur në Kakavijë, brenda 24 orëve kaluan doganën 2781 qytetarë

16 Gusht 2020, 17:50 Nga DOSJA
Radha drejt fundit, edhe 1 km ka mbetur në Kakavijë, brenda 24

KAKAVIJË– Vetëm 1 km radhë automjetesh kanë ngelur pa kaluar doganën e Kakavijës, për të mbërritur në shtetin grek.

Mësohet se në orën 22:00, kur është caktuar edhe fundi i punës nga pala greke, do të kenë kaluar të gjithë qytetarët që presin në radhë, duke i dhënë fund makthit të pesë ditëve pritje. Nga mbrëmja e kaluar e deri më tani kanë kaluar në total 2781 qytetarë dhe 1167 automjete.

Tashmë makthit në Kakavijë i ka ardhur fundi, pas pesë ditësh pritje. Pala greke u tregua tolerante duke lejuar kalimin e kuotës vetëm për sot.

Duke filluar nga nesër, kushdo që shkon në Greqi ka një javë detyrim në karantinë dhe duhet të paraqesë përgjigjen negative të testit të Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije radhe ne kakavije kakavije radhe ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 15:27

Makina del nga rruga në Vlorë, plagoset një person

VLORË -Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”,  ka hum...