Aktualitet

Zvogëlohet në 800m radha e mjeteve në Kakavijë, pala greke premton se do vijojë punën edhe pas orës 22:00

16 Gusht 2020, 18:44 Nga DOSJA
Zvogëlohet në 800m radha e mjeteve në Kakavijë, pala greke

KAKAVIJË- Situata në pikën kufitare të Kakavijë vijon të jetë e normalizuar dhe radha e makinave aktualisht është 800m . Ndërkohë së fundmi  mësohet se pala greke do të vijojë punën edhe pas orës 22:00, për të kaluar të gjithë emigrantët që ndodhen në radhë.

Bëhet e ditur se pala shqiptare është takuar në Kakavijë me drejtorin e Policisë Kufitare të Janinës, Fotis Dijis dhe Komandatin e Policisë Kufitare greke, Thomas Betsis. Duke parë fluksin e udhëtarëve, Dijis dhe Betsis kanë premtuar, se puna do të vijojë edhe gjatë natës. Për momentin në radhë kanë mbetur edhe 450 automjete, të cilat do të kalojnë të gjitha gjatë natës.

Ndërkohë policia shqiptare, ka ngritur disa postblloqe në Gjirokastër e Tepelenë, për të njoftuar qytetarët, se kush nuk ka certifikatën e testimit, nuk do të mund të kalojë në Kakavijë.

Që prej ditës së nesërme, të gjithë udhëtarët që do të kalojnë drejt Greqisë, do të futen në kartantinë për një javë. Gjithashtu,  duhet të kenë me vete certifikatën e testimit, dhe formularin e posaçëm. Pala greke ka njoftuar se që nga nesër do të lejojë kalimin e vetëm 750 personave në Kakavijë dhe 300 të tjerëve në Kapshticë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e kakavijes pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll