Aktualitet

Infektohet me COVID-19, drejtori i Policisë së Beratit tregon gjendjen shëndetësore: Jam mirë, faza më e vështirë ka kal

16 Gusht 2020, 19:31 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19, drejtori i Policisë së Beratit tregon gjendjen

BERAT-Drejtori i Policisë së Beratit, Neritan Nallbati është prekur nga COVID-19. Ai është izoluar së bashku me bashkëshorten e tij në banesë, e cila po ashtu ka rezlutuar pozitive.

Nallbati është shprehur për “Abcnews.al” nëpërmjet një komunikimi telefonik, se është infekuar pasi kontakton shumë njerëz gjatë punës së tij. Më tej ai ka shtuar, se së bashku me bashkëshorten ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu Nallbati bëri me dije, se ka kaluar fazën më të vështirë të sëmundjes dhe tashmë është në përfundim të saj.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 228. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 120 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3358 të infektuar, ndërsa 3794 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 15 në terapi intensive, 5 prej të cilëve janë të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi neritan nallbani covid-19 ne shqiperi neritan nallbani

Sondazh

Poll