Aktualitet

Merr fund tortura në Kapshticë e Kakavijë! Puna vijon edhe pas orës 22:00, nga nesër kush futet në Greqi qëndron 1 javë

16 Gusht 2020, 05:41 Nga DOSJA
Merr fund tortura në Kapshticë e Kakavijë! Puna vijon edhe pas

GJIROKASTËR– Situata në dy pikat e kalimit kufitar në Kakavijë dhe Kapshticë, janë normalizuar pas pesë ditësh pritje. Pas disa orësh bisedime, pala greke ka pranuar kërkesën e palës shqiptare,për vijimin e punës edhe pas orës 22:00. Kjo zgjatje do të bëhet me qëllim, që të kalojnë drejt Greqisë të gjithë mjetet që kanë pritur për ditë të tëra në radhë. Aktualisht në radhë kanë mbetur edhe 450 makina, që pritet të kalojnë gjatë natës.

Në Kapshticë, radha e makinave është zhdukur, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në Bilisht në mënyrë që të mos lejohet më kalimi i mjeteve të tjera. Tejkalimi i kuotës ditore nga Greqia, deri në 300 persona në ditë, u lejua që të tejkalohej vetëm për sot, për të gjithë qytetarët që ishin në radhë.

 Nga nesër, drejt Greqisë, nga pika kufitare e Kakavijës do të kalojnë deri në 750 persona në ditë,  të cilët duhet të kenë me vete edhe përgjigjen negative të testit të Covid-19. Edhe në Kakavijë, pas arritjes së kuotës pati një mbyllje të punës. Qytetarët dolën nga mjetet u përplasën me efektivët dhe u arrit marrëveshja, që pavarësisht kalimit të kuotës, emigrantët do të kalonin kufirin.

Nga nesër edhe nga kjo pikë kalimi kufitare nuk do të lejohen të kalojnë më shumë se 750 persona, të cilët duhet të kenë me vete edhe përgjigjen negative të testit të Covid-19. Nga nesër, kush shkon në Greqi, është i detyruar të qëndrojë për shtatë ditë në karantinë.

Në lidhje me këtë situatën në kufi ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike, e cila bën fajtore Edi Ramën për situatën, pasi sipas tyre nuk ka testuar dhe nuk ka menaxhuar pandeminë. Po ashtu dhe Presidenti Ilir Meta kërkoi nga qeveria angazhim dhe zgjidhje të situatës.

(j.v;a.b;f.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaosi në kakavijë kriza humanitare ne kufi kriza në kufi kaosi në kakavijë kriza humanitare ne kufi kriza në kufi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 20:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘shpërblyer’ Drejtorin e Transporteve, Blendi Gonxhe, pasi ky i fundit, për aksidentin që shkaktoi vdekjen e 10-vjeç...