Aktualitet

Sherr masiv në Vlorë, disa persona qëllojnë me qytën e pistoletës të riun dhe shtënë në ajër, lënë armën dhe një

15 Gusht 2020, 19:48 Nga DOSJA
Sherr masiv në Vlorë, disa persona qëllojnë me qytën e

VLORË– Një person i identifikuar si A. Xhaferllari ka mbetur i plagpsur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pranë zonës së Skelës. Mësohe se fillimisht, Xhaferllari është përleshur me disa të rinj, pas një sherri me motive banale. Ai është goditur me qytën e pistoletës në kokë, dhe më pas me armë zjarri kanë qëlluar në ajër.

Një nga personat që e ka sulmuar, ka tentuar të përdorë edhe thikën, por kur ka parë se po vinte policia, e ka hedhur mjetin prerës poshtë një makine të parkuar aty afër.

Xhaferllari është dërguar në spital, dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat konkrete që sollën këtë konflikt dhe plagosje.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur edhe armën me të cilën është kryer plagosja, që autori e kishte lënë gjithashtu pranë vendit të ngjarjes. Gjurmët e mbledhura dhe dëshmia e Xhaferllarit, do të zbardhin më tepër detaje në lidhje me autorët dhe sherri që nisi mes tyre. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy gëzhoja pistolete 9 mm.

Reagimi i policisë:  Në orën 21:40, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pranë një shkolle si pasojë e një konflikti të çastit, një shtetas i cili është identifikuar nga Policia gjatë konfliktit  ka dëmtuar fizikisht  me sende të forta shtetasin A. Xh., 29 vjeç i cili  ka marrë dëmtime të lehta nga konflikti dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Personi tashmë i identifikuar nga ana e policisë pas konfliktit  është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një herë në ajër. Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me ame zjarri ne vlore vlore xhaferllari plagosje me ame zjarri ne vlore vlore xhaferllari

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 20:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘shpërblyer’ Drejtorin e Transporteve, Blendi Gonxhe, pasi ky i fundit, për aksidentin që shkaktoi vdekjen e 10-vjeç...

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:38

LEZHË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan pasditen e sotme në afërsi të Shëngjinit. Burime nga vendi i ngj...

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:10

LEZHË– Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.Mësohet se persona të paidentifikuar, teksa udhëtonin me një motor...