Aktualitet

15 Gusht 2020, 20:28 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘shpërblyer’ Drejtorin e Transporteve, Blendi Gonxhe, pasi ky i fundit, për aksidentin që shkaktoi vdekjen e 10-vjeçarit në Kakavijë, ia hodhi fajin nënës së fëmijës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook, paradën e mjeteve të koleksionit historik, krah të cilave pozojnë disa fëmijë dhe e ka qujatur këtë gjë, arritje të DPSHTRR-së.

***Parada RETRO e mjeteve të koleksionit historik ?? pushtoi rrugët e Durrësit nën ritmet JAZZ & SËING! ❤️? ????. Një bravo e madhe për DPSHTRR?,”– shkruan Ramam krah fotove.

Ky postim erdhi fiks pak orë pasi Gonxhe, përmes një statusi në profilin e tij, komentoi situatën në Kakavijë duke u bërë thirrje njerëzve që të kthehen. Ndër të tjera, Gonxhe shkruante se edhe fajin për vdekjen e 10-vjeçarit, e kishte nëna e Samuelit që e la të hidhej para autoambulancës dhe nuk u kujdes për krijesën e saj.

Siç duket, reagimi i Gonxhes që hapi shumë debat në rrjet i ka pëlqyer kreut të Qeverisë që vendosi t’ia kthejë qokën mbrapsht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhe edi rama samuel ndopj blendi gonxhe edi rama samuel ndopj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:38

LEZHË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan pasditen e sotme në afërsi të Shëngjinit. Burime nga vendi i ngj...

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:10

LEZHË– Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.Mësohet se persona të paidentifikuar, teksa udhëtonin me një motor...