Aktualitet

“Do humbasim punën”/ Qytetarët nuk dëgjojnë shtetin, s’pranojnën të kthehen mbrapsht por vijojnë qëndrimin në Kak

15 Gusht 2020, 18:09 Nga DOSJA
“Do humbasim punën”/ Qytetarët nuk dëgjojnë

KAKAVIJË– Qytetarët emigrantë që presin të kalojnë kufirin për të shkuar drejt Greqisë, nuk pranojnë të kthehen. Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve shqiptare, për t’u kthyer mbrapsht, pasi gjithsesi, me rregullat e reja që startohet të hënën, një pjesë e mirë nuk kalojnë dot, ata shprehen se nuk mund të kthehen mbrapsht sepse humbasin vendin e punës.

Jam që dje dhe nuk kemi lëvizur, shi si është bërë vajza, është skuqur nga vapa. Ne jemi të vendosur të shkojmë në vendin e punës tonë. Nuk presim dot,”– thotë një qytetar.

Prej dy ditësh jemi këtu. Si ndodhi këtë radhë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kjo është përgjegjësi e ministrisë së brendshme, e dinin se si do ishte situata, ose ta bllokonin fare kufirin. Atje kam shtëpinë. Unë do bëj testin që vlen për 72 orë, po do vij këtu dhe do rri 72 orë tjetër. S’dimë as ku ta bëjmë testin. Ca do bëjmë?”- thotë një tjetër.

Jam me letra greke, nuk kthehemi dot jemi në punë,”- thotë dikush tjetër.

Një tjetër qytetar, propozon një zgjidhje, e cila sipas tij, mund të lehtësonte situatën që vijon prej 4 ditësh në Kakavijë.

Të paktën të bëhet gjysma e testeve nga Shqipëria që të kalojmë matanë nga qeveria greke. Të mos ketë probleme pala greke, kam fëmijët atje. Do pres dy ditë këtu, kam dy ditë këtu pa ngrënë pa pirë, ku do i gjejmë ushqimet. Dje u dha lajmi se gjoja u normalizua kufiri dhe ne jemi të detyruar të ikim se kemi fëmijët. Qeveria t’i bëj të paktën gjysmën e testeve. Kemi 2 ditë, po presim edhe nesër, do kthehemi prap, do na mbarojë afati i testit. Na ka sjellë ujë ushtria dhe të gjitha janë me lekë kesh,”– thotë ai.

Në Kakavijë situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke po punon me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Pleq, fëmijë, të sëmurë po qëndrojnë nën rrezet e nxehta të diellit, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç. E vetmja zgjidhje që ka dhënë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije radhe ne kakavije kakavije radhe ne kakavije

Sondazh

Poll