Aktualitet

Po torturohen prej ditësh në Kakavijë, Haki Çako thirrje emigrantëve: Duhet të kthehen, nëse nuk ndryshon procedura e kan

15 Gusht 2020, 18:37 Nga DOSJA
Po torturohen prej ditësh në Kakavijë, Haki Çako thirrje

KAKAVIJË-Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka reaguar sërish në lidhje me situatën në pikën kufitare të Kakavijës. Në një komunikim për mediat, Çako tha se të gjitha strukturat janë në krye të detyrës, ndërsa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kthehen, pasi nëse nuk ndryshon procedura nga pala greke, e kanë të kotë që qëndrojnë në radhë.

Me të gjitha strukturat ne jemi në krye të detyrës, qytetarët duhet të na mirëkuptojnë se nëse nuk ndryshon kjo procedurë e kanë të kotë të qëndrojnë në radhë, por do të duhet të kthehen”, u shpreh ai.

Në Kakavijë,  situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke ka punuar me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Shqiptarët qëndrojnë prej 4 ditësh në radhë dhe disa prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç. Kryeministri Edi Rama ndërkohë në reagimet e tij, është shprehur se këto janë rregullat e vendosura nga shtetit grek dhe se nuk ka çfarë të bëjë. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u bëri thirrje shqiptarëve, që të kthehen mbrapsh, pasi nuk do të mund të kalojnë dot të gjithë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet haki cako pika kufitare e kakavijes haki cako pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:10

LEZHË– Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.Mësohet se persona të paidentifikuar, teksa udhëtonin me një motor...