Aktualitet

15 Gusht 2020, 18:10 Nga DOSJA

LEZHË– Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Mësohet se persona të paidentifikuar, teksa udhëtonin me një motor, janë ndalur dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, në afërsi të Shëngjinit, pranë lagjes së njohur si “Xhenjo”.

Nga të shtënat, mësohet se nuk ka mbetur asnjë person i lënduar. Ndërkohë që të dy palët e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia u lajmërua dhe shkoi në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që mund të çonin në identifikimin dhe arrestimin e autorëve, por si ‘viktima’ ashtu edhe dy personat që qëlluan, ishin larguar.

Pa kaluar dy orë nga krismat, një automjet, që kishte shenja plumbash, është ndaluar në Kryebushat të Shkodrës, pasi dyshohet si i përfshirë në ngjarje. Personat brenda mjetit janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe shengjin te shtena me arme ne shengjin lezhe shengjin te shtena me arme ne shengjin

Sondazh

Poll