Aktualitet

15 Gusht 2020, 18:38 Nga DOSJA

LEZHË Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan pasditen e sotme në afërsi të Shëngjinit. Burime nga vendi i ngjarjes, raportojnë se autorët janë dy dhe se kanë qenë duke udhëtuar me motor në momentin që kanë qëlluar me armë zjarri.

Ata janë ndaluar në lagjen e njohur si “Xhenjo” në afërsi të Shëngjinit, kanë shtënë në ajër dhe janë larguar. Nuk dihet se kë kanë pasur në shënjestër dy autorët, apo çfarë mesazhi donin të jepnin me këto të shtëna, ndërkohë që po punohet në lidhje me këtë gjë.

Pa kaluar dy orë nga krismat, dy autorët janë kapur në Kryebushat të Shkodrës. Ata po udhëtonin me një mjet, kur janë pikasur nga Policia e Shkodrës dhe janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Nga ngjarja nuk pati të lënduar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder te shtena me arme ne shengjin shkoder te shtena me arme ne shengjin

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:10

LEZHË– Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.Mësohet se persona të paidentifikuar, teksa udhëtonin me një motor...