Aktualitet

MEPJ jep njoftimin e rëndësishëm: Greqia do t’i mbajë vetëm sonte sportelet hapur gjatë natës, nesër kthehen sëri

15 Gusht 2020, 19:25 Nga DOSJA
MEPJ jep njoftimin e rëndësishëm: Greqia do t’i mbajë

TIRANË- MiniStria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar, se ka arritur një marrëveshje me palën greke, që kufiri të qëndrojë i hapur gjatë natës, por vetëm për sonte. Ndërkohë pas ditës së nesërme, të gjithë ata që do të kalojnë kufirin, do të futen në karantinë për 7 ditë.

Në njoftim thuhet, se nga e hëna, do të futen në Greqi vetëm 750 persona në ditë nga Kakavija, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300. Po ashtu do të kthehet edhe orari i kufizimit të punës nga ora 22:00 deri në 06:00.  Drejt shtetit helen do të lejohen të udhëtojnë personat që kanë leje qëndrimi greke, ata që kanë kartën e minoritarit, që kanë një vendbanim në Greqi, ose për arsye profesionale të forta, të cilët duhet të jenë pajisur me leje të posaçme.

Gjithashtu, shtetasit që kërkojë të futen në Greqi, duhet të paraqesin rezultatin negativ të tamponit, të kryer 72 orë para udhëtimit, vërtetimit të përkthyer në anglisht dhe vërtetimin e plotësimit të formularit PLF.

NJOFTIM!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve, në nivelet më të larta me autoritetet e saj, është arritur mirëkuptimi që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00. Kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme duke vijuar me të njëjtat ritme intensive të testimit dhe kalimit të shtetasve të mbetur në rradhë në Kakavijë, deri nesër, e diel, dt.16 gusht 2020, ora 22:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor. Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Nënvizojmë se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit garanton kujdesin maksimal në kontrollet e dokumentacionit të nevojshëm shumë më herët se mbërritja në kufijtë tokësorë në mënyrë që të evitohet pritja e shtetasve në rradhë.

Gjatë 4 ditëve të fundit situata në pikën kufitare të Kakavijë ka qenë tepër kaotike. Për shkak të rregullave dhe kufizimeve të vendosura nga qeveria greke, janë krijuar radhë automjetesh deri në 25 km. Autoritetet shqiptare ndërkohë kanë bërë me dije, se janë në një komunikim të vazhdueshëm me palën greke, për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e jashtme pika kufitare e kakavijes ministria e jashtme pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:38

LEZHË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan pasditen e sotme në afërsi të Shëngjinit. Burime nga vendi i ngj...

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:10

LEZHË– Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.Mësohet se persona të paidentifikuar, teksa udhëtonin me një motor...