Aktualitet

Vdekja e fëmijës në Kakavijë, Gonxhe: Nëna e la djalin t’i priste rrugën ambulancës, s’u kujdes për krijesën e saj

15 Gusht 2020, 18:29 Nga DOSJA
Vdekja e fëmijës në Kakavijë, Gonxhe: Nëna e la djalin

TIRANË– Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka komentuar radhët kilometrike në Kakavijë, teksa shkruan se të gjithë ata që nuk e kanë këtë udhëtim me ngut, duhet të kthehen në shtëpi dhe të dëgjojnë shtetin.

Ndër rreshta, Gonxhe shkruan edhe për aksidentin që i mori jetën fëmëijës 10-vjeçar, Samuel Ndoj, i cili prej më shumë se dy ditësh po priste në radhë, që të kalonte kufirin. Sipas drejtorit të transporteve, përgjejgësinë për këtë aksident e ka prindi, i cili nuk u kujdes për fëmijën dhe e la t’i priste rrugën ambulancës.

“Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde! Hijenat e korbat po mblidhen rreth e sipër Kakavijës që të shkëlyejnë ç’të dali, por përse të bëhemi pakujdesisht pre e tyre?!”- shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë

Si shumë familje shqiptare, jeta na lidh me Greqinë, kemi mall e nevoja, por kjo pandemi e flamë botërore na ndau gjalli e prishi çdo plan për t’u parë nga afër – ndaj nuk kemi udhëtuar, kemi duruar, sepse ky nuk është moti për të rrezikuar e për të sprovuar fatin! Ky është moti për të lëvizur sa më pak, mundësisht aspak, përveçse për punë, hall, aktivitete të domosdoshme, detyrë a një arsye shumë e fortë! Çmallemi në internet, mbrohemi, kujdesemi, mirëkuptohemi, duhemi njësoj. Sytë e merakun i kemi te Kakavija, mbrëmë ndamë ushqime, por përse duhej udhëtuar me dhjetra mijëra në këtë kohë pandemie, kur rishkruhen kriteret kufitare çdo javë? Kur s’dimë çfarë na pret? Kur e dimë që duhet të lëvizim e shpenzojmë sa më pak sepse është jo vetëm krizë shëndetësore por edhe ekonomike! Se do martohemi tani? Apo se do pushojmë në atdhe? Apo se do çmallemi patjetër me përqafim fizik kur mund ta kemi edhe virtual! Përse sot shajme shtetin tonë kur e dinim se as ka gjë në dorë për kushtet e fqinjëve dhe mbi të gjitha kur po e shohim qartë se numrat e infektimeve në Shqipëri rriten pikërisht se ne nuk zbatojmë masat anti-Covid19 dhe se po i bëjmë karshillëk armikut kaq të pabesë! Ç’faj na kanë grekët nëse ne nuk kujdesemi për veten? Shteti ynë po bën maksimumin të sensibilizojë, disiplinojë, udhëzojë sesi të mos rriten numrat e infeksioneve dhe fataliteteve, por shteti i një vendi nuk është asgjë më shumë se përfaqësimi i koshiencës së atij vendi. Shteti jemi të gjithë ne bashkë si sjellje. Shteti nuk ia del dot nëse shumica do dasmën, bredhjen, grumbullimet pa protokolle! Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde! Hijenat e korbat po mblidhen rreth e sipër Kakavijës që të shkëlyejnë ç’të dali, por përse të bëhemi pakujdesisht pre e tyre?! Media ka përgjegjësi të informohet saktë e analizojë mirë përpara sesa t’i japi zë një derti të tillë! Shteti shqiptar s’ka asnjë tagër mbi virusin apo mbi fqinjët! Mbro veten, familjen! Nëse nuk ke ngut, kthehu!

Samuel Ndoj u përplas për vdekje nga një autoambulancë në aksin Kakavijë-Gjirokastër, teksa në një hije, priste me të ëmën, që të kalonte për në Greqi. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa sipas dëshmitarëve, ambulance ishte bosh dhe po ecte me shpejtësi.

Kjo ngjarje u shoqërua me dedikime prekëse në rrjetet sociale, dhe një prej tyre ishte vetë mësuesja e të voglit nga Lezha, e cila shkruante se mërgimtarit iu pre ëndrra në mes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhe samuel ndoj blendi gonxhe samuel ndoj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 18:10

LEZHË– Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.Mësohet se persona të paidentifikuar, teksa udhëtonin me një motor...