Aktualitet

Kapshtica i rikthehet normalitetit, zhduket radha e automjeteve, qindra udhëtarë kalojnë kufirin

15 Gusht 2020, 17:05 Nga DOSJA
Kapshtica i rikthehet normalitetit, zhduket radha e automjeteve, qindra

KAPSHTICË -Pas problemeve të dy ditëve më parë, situata në pikën kufitare të Kapshticës është normalizuar. Mësohet se radha e mjeteve në këtë pikë kufitare është zhdukur.

Gjithashtu pala greke po punon me 5 sportele, për të lehtësuar sa më shumë situatën. Bëhet me dije, se pas orëve problematike, tashmë në Kapshticë kanë kaluar qindra  udhëtarë.

Ndërkohë në dy ditët e mëparshme, radha e mjeteve në Kapshticë shkoi në 3.5 km.

Nga ana tjetër në Kakavijë,  situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke po punon me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Pleq, fëmijë, të sëmurë po qëndrojnë nën rrezet e nxehta të diellit, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç. Kryeministri Edi Rama ndërkohë në reagimet e tij, është shprehur se këto janë rregullat e vendosura nga shtetit grek dhe se nuk ka çfarë të bëjë. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u bëri thirrje shqiptarëve, që të kthehen mbrapsh, pasi nuk do të mund të kalojnë dot të gjithë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitar e kapshtices pika kufitar e kapshtices

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 15:12

KAKAVIJË– Forcat e Armatosura kanë nisur një mision të ri. Ushtarët kanë shpërndarë letra tek emigrantët, të cilët ndodhen prej katër ditësh në pikën e kal...