Aktualitet

Policia ngre pika kontrolli, nuk lejon më mjete që të shkojnë drejt Kakavijës, kërkojnë që emigrantët të kthehen në b

15 Gusht 2020, 16:41 Nga DOSJA
Policia ngre pika kontrolli, nuk lejon më mjete që të

KAKAVIJË– Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe pranë pikës kufitare të Kakavijës, që të ndalojnë kalimin e automjeteve drejt doganës. Pas thirrjes nga autoritetet shqiptare që emigrantët të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri, tashmë policia ka ngritur pika kontrolli.

Shumë prej mjeteve po kthehen mbrapsht në mënyrë që të shmagen radhët e gjata në pikën kufitare.

Kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka, konsulli shqiptar në Janinë, Eltjon Vërleni dhe efektivë të Forcave të Armatosura, u kanë bërë thirrje emigrantëve që të kthehen në banesat e tyre, pasi me rregullat e reja, nuk do të mund të kalojnë të gjithë drejt Greqisë.

Ndërkohë, në Kakavijë situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke po punon me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Pleq, fëmijë, të sëmurë po qëndrojnë nën rrezet e nxehta të diellit, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne kakavije radhe ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 15:12

KAKAVIJË– Forcat e Armatosura kanë nisur një mision të ri. Ushtarët kanë shpërndarë letra tek emigrantët, të cilët ndodhen prej katër ditësh në pikën e kal...