Aktualitet

Shitja fiktive/ “Sulltanesha” e tatimeve Delina Ibrahimaj, “qokë” 800 mijë Euro fshirje, për 7 bizneset e shefes së

15 Gusht 2020, 16:55 Nga DOSJA
Shitja fiktive/ “Sulltanesha” e tatimeve Delina Ibrahimaj,

TIRANË -Pas ndereve që gjatë 1 viti në detyrë, i ka bërë Luan Bregasit, duke i “pastruar” miliona lekë detyrime financiare për “Birra-Tirana” e 57 biznesve “VIP”; Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka bërë edhe një “qokë” tjetër, të urdhëruar nga “i madhi” në Surrel, por që përfituese është një mikeshë e saj me pushtet të lartë.

Bëhet fjalë, për transferimin e rrjetit “HIPPO Markets” me 7 maxi-njësi tregtare, në bashkë-pronësi dominuese të Meland Qirko, bashkëshort i shefes së KPA-Veting, Pamela Qirko (Balluku), me kalim “misterioz” tek grupi i supermarketeve “SPAR”, me pronar Samir Mane.

Sipas lejes miratuese dhënë nga tatimet, që i ka subjekt kontrolli e detyrimesh fiskale; dhe sipas aprovimit paraprak që ka bërë Autoriteti i Konkurrencës më 24.06.2020; rezulton se rrjeti “HIPPO Markets” (shtatë pika) do shkrihet brenda shoqërisë “SPAR Albania-Shpk”.

Sipas burimit të infomacionit, Drejtoria Hetimore Tatimore e Tiranës dhe ajo qendrore, kanë raportuar nga 2-3 herë në vit gjatë periudhës 2014-2018, për probleme fiskale në aktivitetin e rrjetit “HIPPO Markets”; për deklarime 1.5 milionë lekë xhiro në vit, por u është kyçyr goja.

Trashja e zullumit dhe kalimi në sistemin e hapur tatimor, me shumë “sy kontrolli”, ka detyruar burrin e shefes së KPA-Veting, si 50%-60% pronarë e administrator i këtij rrjeti tregtar; që për të mos shlyer 800 mijë Euro detyrime fiskale të 4 viteve të fundit, të bëjë lojën e gjoja shkrirjes brenda një shoqërie të madhe si SPAR.

Burime nga ministria e Financave, bëjnë me dije se ky operacion transferimi, është servirur si “Përqendrim”, por në fakt është “akrobaci” për të shmangur detyrimet fiskale tatimore të pashlyera, që rrjeti “HIPPO Markets” ka ndaj shtetit qysh prej vitit 2014 e pas nëntorit 2015, kur është bërë grup me 8 njësi të tjera; faktikisht si “bija ilegale të shtëpisë” SPAR, ku po futen.

Loja për të fshirë detyrimet, dekonspirohet nga 3 fakte antiligjore, të cilët i ka lejuar Autoriteti Konkurrencës, në vendimin për miratimin transferimit të “HIPPO Markets” tek “SPAR”:

Në njoftimin e datës 24.05.2020, për miratimin e procedurës, thuhet “HIPPO Markets”, po shet 7 njësi të saj në masën 100%, tek shoqëria SPAR.
Po në këtë vendim, thuhet se “HIPPO Markets”, pas shitjes, do të funksionojë si njësi autonome, që do thotë se ato po shiten fiktivisht, mbasi shitje nënkupton shkëputje juridiksioni e administrimi; ndërkohë që nuk deklarohet vlera e shitjes.
Po në ketë vendim, thuhet se transferimi do bëhet i lirë nga çdo barrë e detyrim fiskal; por në kontratën e marrëveshjes, nuk pasqurohet asnjë e dhënë shkresore, se kur dhe sa deyrime fiskale ka, si taksa e fatura tatimore, doganore, sigurime shoqërore, TVSH, taksa mjedisi e vendore; ndërkohë që mungojnë dhe bilancet kontabël.
Përballë pengesës së ish drejtuesve të tatimeve të shkarkuar nga Babloku, me “gjoja dorëheqje për arësye shëndetësore”; skema u vu në zbatim më 3 dhjetor 2019, kur shoqëria SPAR, “çuditërisht” ka bërë kërkesë për blerje të rrjetit “HIPPO Markets”; kur edhe logjikisht e jo më ligjërisht, kërkesën për shitje e bënë shitësi e jo blerësi; fakt i regjistraur me Nr. 663 Prot., datë 3 dhjetor 2019 në Autoritetin e Konkurrencës.

Kaq për sot, në vijim do publikojmë fakte pazari tek SPAR-I; dhe një cikël investigimesh, lidhur me zhdukjen e miliarda lekë detyrime fiskale, për bizneset e personave me pushtet, lidhje familjare politike e ortakërie si në rastin konkret të “HIPPO Markets” dhe “biznemenësh me muskuj”; në favor të të cilëve, po bëhet badërti fiskale me përmasa të mëdha, nga banda e re që “Babloku” ka caktuar në krye të tatimeve.

Marrë nga Pamfleti

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delina ibrahimaj pamela qirko delina ibrahimaj pamela qirko

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 15:12

KAKAVIJË– Forcat e Armatosura kanë nisur një mision të ri. Ushtarët kanë shpërndarë letra tek emigrantët, të cilët ndodhen prej katër ditësh në pikën e kal...