Aktualitet

Koronavirusi ‘shpërthen’ në burgun e Fierit, infektohen gjashtë punonjës, dy infermierë dhe një i dënuar

15 Gusht 2020, 16:08 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘shpërthen’ në burgun e Fierit, infektohen

FIER– Gjashtë punonjës të burgut të Fierit kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se përveç këtyre gjashtë punonjësve, të infektuar me koronavirus kanë rezultuar edhe dy infermierë, pjesë e persopnelit mjekësor në burgun e Fierit, dhe një person i dënuar.

I dënuari me Covid-19 është transportuar për në spitalin e burgut ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në total, qyteti i Fierit numëron 140 të infektuar aktivë me Covid-19, ndërsa të dënuar, në të gjithë Shqipërinë janë vetëm 15, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 225. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe gjashtë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 143 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3289 të infektuar, ndërsa 3746 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i fierit fier burgu i fierit fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 15:12

KAKAVIJË– Forcat e Armatosura kanë nisur një mision të ri. Ushtarët kanë shpërndarë letra tek emigrantët, të cilët ndodhen prej katër ditësh në pikën e kal...