Bota

Irlandë/ Grabitësit me eskavator, vjedhin bankomatin për 4 minuta (VD)

10 Prill 2019, 10:40 Nga DOSJA
Irlandë/ Grabitësit me eskavator, vjedhin bankomatin për 4 minuta

Regjistrimet e kamerave të sigurisë pranë një dyqani në Londonderry, Irlandë kanë filmuar një vjedhje të pazakontë me eskavator në vetëm 4 minuta.

Personi i cili ka qenë duke drejtuar eskavatorin ka goditur bankomatin duke e tërhequr zvarrë dhe e ka future në një furgon, ku më pas është arratisur.

Pjesë e grabitjes ishin disa burra të maskuar të cilët kanë marrë bankomatin me një makinë Citroen Berlingo dhe janë larguar brenda 4 minutave.

Bastisja ndodhi në një garazh jashtë Dungiven rreth orës 04:30, kësaj të diele.

Sipas burimeve kjo nuk është e vetmja vjedhje, sepse një seri vjedhjesh kanë ndodhur në Irlandë dhe sipas Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut ky është incidenti i tetë i kësaj natyre i ndodhur ne 2019.


Marrë dhe përshtatur nga: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bankomat eskavator grabitje spektakolare irlandë vjedhje në 4 minuta bankomat eskavator grabitje spektakolare irlandë vjedhje në 4 minuta

Sondazh

Poll