Bota

Shantazhonte përdoruesit e internetit me anë të pornografisë, arrestohet hakeri 24-vjeçar

9 Prill 2019, 14:05 Nga DOSJA
Shantazhonte përdoruesit e internetit me anë të

Hakeri kompjuterik Zain Qaiser, 24 vjeç, është burgosur për gjashtë vite dhe pesë muaj në Gjykatën Kingston Crown për shantazhimin e përdoruesve të faqeve pornografike në një konspiracion global prej disa milionë dollarësh.

Nën emrin e përdoruesit KING, ai kishte në shënjestër miliona kompjuter, ku me anë të një programi u ngrinte faqen e parë të tyre në sitin pornografik deri sa ata t’i paguanin paratë për të zhbllokuar ekranin e tyre.

Ai kishte punuar për një grup ndërkombëtar të krimit kibernetik rus, duke fituar të paktën 650,000 £ përmes skemës.

Qaiser i harxhoi paratë në hotele luksoze, bixhoz dhe një orë Rolex, ku shumicën e krimeve i kreu në mes të moshës 18 dhe 19 vjeç.

Gjykatësi Timothy Lamb QC i tha atij: ‘Dëmi i shkaktuar nga shantazhi juaj ishte i gjerë, aq i gjerë sa që nuk ka ndonjë gjë të krahasueshme.”

 Ai bleu reklama të ligjshme në faqet pornografike duke përdorur identitete të rreme, por kur njerëzit klikonin reklamën në kompjuterët e tyre u ekspozuan në programin ‘Angler’ që i jepte kontroll hakerit mbi kompjutrat e tyre.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota haker komjuterik pornografi shantazh zain qaiser haker komjuterik pornografi shantazh zain qaiser

Sondazh

Poll