Bota

Afrikë/ Minatorët 4-vjeçarë në ‘tokën e ferrit’, punojnë për të pasurit e Perëndimit

10 Prill 2019, 09:49 Nga DOSJA
Afrikë/ Minatorët 4-vjeçarë në ‘tokën e

Pamje të tmerrshme vijnë nga ‘DailyMail’ ku fëmijët e mitur që fillojnë nga mosha 4-vjeçare, punojnë në minierën e kobaltit në Kongo në kushte të mjerueshme për të siguruar metale që do të shërbejnë si material për makinat e perendimorëve.

Kjo është puna që u krijon të ardhura, të Republikës Demokratike të Kongos, ku pluhuri i kuq toksik djeg sytë e fëmijëve të vegjël dhe rrezikon sëmundjet e lëkurës, dhe gjendje vdekjeprurëse nga dëmtimi i mushkërive. Fitimi nga kjo punë është për shumë pak para, prej vetëm 8p në ditë.

Fëmijët kanë për detyrë të kontrollojnë shkëmbijtë e baltosur për të gjetur kobalt mes tyre.

Dorsen, vetëm tetë vjeç, është një nga 40,000 fëmijë që punojnë çdo ditë në minierat e Republikës Demokratike të Kongos (DRC). Çmimi i tmerrshëm që ata do të paguajnë për ajrin tonë të pastër është duke i shkaktuar atyre vdekje të parakohshme nga ndotja dhe sfilitja që ato përjetojnë çdo ditë.

Pothuajse çdo prodhues i madh motorësh që përpiqet të prodhojë miliona automjete elektrike blen kobaltin e saj nga shteti i varfër afrikan i Afrikës. Ai është prodhuesi më i madh në botë, me 60 për qind të rezervave të planetit.

Marrë dhe përshtatur nga: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota afrikë fëmijë në kushte të mjerueshme minatorë 4 vjeçarë toka e ferrit afrikë fëmijë në kushte të mjerueshme minatorë 4 vjeçarë toka e ferrit

Sondazh

Poll